Provimi i jurisprudencës/ ASH e Selës dhe grupi iniciator i peticionit nënshkruan rezolutën për zbatimin e shqipes
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, së bashku me deputetët Ilire Dauti dhe Elmi Aziri, zhvilluan takim me grupin iniciator të peticionit që kërkon mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, si dhe respektimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Gjatë takimit, drejtuesit dhe njëherazi deputetët e Aleancës për Shqiptarët nënshkruan rezolutën për zbatimin e këtij ligji në procesin e provimit të jurisprudencës, duke shprehur mbështetje për kërkesën e studentëve dhe juristëve shqiptarë.
Nga partia theksojnë se kjo është një kërkesë legjitime dhe se institucionet duhet të garantojnë zbatimin e plotë të ligjit.
“Ka ardhur koha që ligjet të zbatohen në tërësi dhe e drejta të respektohet”, thuhet në njoftimin e partisë.