Prokuroria nuk mund të fillojë hetimin në “Makprogres” pasi zjarri nuk është shuar tërësisht
Pas zjarrit të madh që shpërtheu dje në fabrikën e ëmbëlsirave “Makprogres” në Vinicë, në terren doli prokurori publik nga Koçani, por siç njoftojnë nga atje, hetimi nuk mund të fillojë ende, pasi zjarri akoma nuk është shuar tërësisht.
“Akoma po zgjasin aktivitetet për sigurimin e lokacionit”- thonë nga Prokuroria.
Gjatë ditës, ministria njoftoi se 13 persona janë të hospitalizuar, por gjendja e tyre shëndetësore është gjendje stabile. Disa nga të lënduarit kanë pësuar djegie, të tjerët kanë thithur tym.
Tetë të punësuar në fabrikë, janë në klinikën e toksikologjisë në Shkup. Një zjarrfikëse është hospitalizuar në Klinikën e Shtipit dhe 4 zjarrfikës po kurohen në spitalin e përgjithshëm në Koçan.