Pas 30 vjetësh, fillon zgjidhja për Kanalin e Haraçinës (VIDEO)
Për vite me radhë, Kanali i Haraçinës është përfolur në raportimet e mediave dhe në programet parazgjedhore. Ishte simbol i një problemi të pazgjidhur prej dekadash. Tashmë duket se kësaj çështjeje po i vjen fundi. Me mjetet e ndara nga pushteti qendror, një pjesë e madhe e kanalit është rregulluar.
“Jemi të kënaqur, si jo, kur rregullohet diçka pse të mos jemi… Më shumë se 30 vjet ka, është dashur të rregullohet para 30 vitesh”, tha një banor i Haraçinës për VOXAL.
Por, banorët kërkojnë që kanali të rregullohet deri në fund.
“Është dashur ende të ndërtohet poshtë urës… Ende është dashur të rregullohet më poshtë, ende ka shtëpi më poshtë. Por faleminderit që e kanë rregulluar deri këtu, shumë faleminderit”, tha një banor.
“Dalë ngadalë, shumë mirë po e bëjnë, ja gati edhe pak edhe përfundon… Duhet të vazhdohet edhe pak, por ta shohim më andej”, deklaroi një banor tjetër.
“Të kënaqur jemi, por ta kishin vazhduar deri te ura tjetër. Deri këtu shumë mirë e kanë bërë, nuk mund të bëhet më mirë, por ta kishin bërë edhe pak më poshtë. Janë disa shtëpi më poshtë, edhe ato katastrofë janë”, u shpreh një banor.
Pjesa e rregulluar e kanalit anësor është në gjatësi prej 295 metrash, ndërsa banorët thonë se kanë marrë premtimin që edhe segmentet e mbetura do të përfundojnë së shpejti./VOXAL/