Parashikimi i motit për sot
Sot pritet mot i kthjellët dhe i ftohtë në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup, gjatë ditës pritet mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.