Parandalohet kontrabandimi i preparateve për mbrojtje të bimëve me vlerë 16 mijë euro
Doganierët në pikën kufitare “Mexhitlia” parandaluan përpjekjen për kontrabandë të një sasie të madhe të produkteve për mbrojtjen e bimëve.
“Preparatet ishin të fshehura në disa vende në automjet – në ndarjen e bagazhit pas valixheve me sende personale, në ndarjen e gomës rezervë dhe në sediljet e pasme. Shoferi nuk posedonte leje përkatëse importi, megjithëse mallrat i nënshtrohen një regjimi të veçantë lejesh, i cili nuk garanton sigurinë e produkteve”.
“Mallrat janë ndaluar, automjeti me të cilin janë transportuar është konfiskuar dhe kundër personit do të fillojë procedim penal. Çështja i është transferuar Departamentit të Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve për veprime të mëtejshme”.
“Përpjekjet e përditshme të oficerëve doganorë në shtypjen e tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës janë shumë të rëndësishme me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e kontrabandës së produkteve që janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.