Një tërmet 6.5 ballë godet qytetin Abepura në Indonezi
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë goditi qytetin juglindor Abepura në Indonezi, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Anadolu.
Tërmeti ndodhi rreth 190 kilometra nga Abepura në provincën Papua ndërsa thellësia në epiqendër u mat në 21 milje.
Megjithatë, sipas agjencisë indoneziane të gjeofizikës, BMKG, magnituda e tërmetit ishte 6.8 ballë.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale në qytetin me mbi 60 mijë banorë.