Nëntë shtetet që posedojnë armë bërthamore
Gjithsej 9 shtete të botës posedojnë armë bërthamore aktualisht.
Pavarësisht progresit në reduktimin e arsenaleve bërthamore që nga Lufta e Ftohtë, inventari i kombinuar global i kokave bërthamore mbetet në një nivel shumë të lartë: nëntë shtete posedonin rreth 12.321 koka bërthamore në fillim të vitit 2026.
Sipas Federation of American Scientists, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, së bashku zotërojnë rreth 86 për qind të inventarit të përgjithshëm global të armëve bërthamore, si dhe 83 për qind të kokave bërthamore të ruajtura dhe të gatshme për përdorim nga ushtria.
Prej tyre, rreth 9.600 janë të destinuara për përdorim nga forcat ushtarake, rreth 3.900 janë të vendosura në raketa ose baza bombarduesish, ndërsa rreth 2.100 janë në gjendje gatishmërie të lartë (“high alert”)
Sipas shteteve:
- Rusia: 4.309 ( +1.150 të tërhequra )
- Shtetet e Bashkuara: 3.700 ( +1.477 të tërhequra )
- Kina: 600 ↑
- Franca: 290 ( +80 të tërhequra )
- Mbretëria e Bashkuar: 225 ↑
- India: 180 ↑
- Pakistani: 170 ↑
- Izraeli: 90 (edhe pse nuk e pranon)
- Koreja e Veriut: 50 ↑
Aktualisht, asnjë shtet tjetër që posedon armë bërthamore nuk e sheh të nevojshme të ketë më shumë se disa qindra të tilla për sigurinë kombëtare, megjithëse shumë prej këtyre vendeve po rrisin rezervat e tyre bërthamore.
Irani po zhvillonte programin e saj bërthamor prej vitesh, që u bë dhe shkas për sulmet e fundit nga SHBA-ja dhe Izraeli, pavarësisht se deri tani nuk ka prodhuar asnjë kokë bërthamore. Nga ana tjetër, vetë Izraeli sipas raportimeve posedon armë bërthamore, edhe atë pa mbikëqyrje nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA)./VOXAL/