Në Tetovë u mbajt mbledhje e Unionit të komunave shqiptare në Ballkan
Komuna e Tetovës sot ishte nikoqire e mbledhjes së Unionit të komunave shqiptare në rajonin e Ballkanit. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami informoi se në këtë takim pati diskutime me qëllim që të shqyrtohen prioritetet punuese për vitin 2026.
“Temë diskutimi ishte realizimi i projekteve me interes të përbashkët. TZetova është pjesë e realizimit të projekteve të këtilla. Do të thotë me mbështetje të Unionit në Tetovë do të realizohet Qendra inovative për të rinj, ku të rinjtë nga Tetova dhe nga rajoni më i gjerë i Tetovës nga komunat e tjera që gravitojnë, do të mund t’i shprehin kapacittet e veta inovative në pjesën e teknologjive të reja. Me këtë do të kontribuojmë që të rinjtë tanë të jenë të përgatitur për tregun e punës”, deklaroi Kasami.
Sipas kryetarit të komunës së Tetovës, u bisedua edhe për bashkëpunimin në qytete me ndihmën e fondeve të BE-së për bashkëpunim tejkufitar.
“U bisedua për projekte të tjera rajonale, posaçërisht në pjesën e aplikimeve të projekteve, projekte tejkufitare të BE-së, si dhe projekte të tjera në fushën e zhvillimit të turizmit, kulturës dhe projektte tët jera në interes të përbashkët të qytetarëve nga komunat të cilat janë pjesë e këtij unioni”, tha Kasami.
Unioni i komunave shqiptare në rajonin ballkanin është formuar në vitin 2016 në Tiranë, nga përfaqësues të pesë komunave – Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës. Nga viti 2019 Unioni është regjistruar si shoqatë në Tiranë.