“Ndryshimet kushtetuese”, Gashi: Jemi të përkushtuar në këtë proces, konfirmim është Agjenda e reformave
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në bisedën “Samo intervju” në Kanal 5 lidhur me ndryshimet kushtetuese ka bërë të ditur se pozicioni i VLEN-it dhe deputetëve shqiptarë është i qartë; “se mund të fillohet me ndryshimet kushtetuese dhe kjo do ishte mirë për integrimet e vendit”.
Sipas tij, madje edhe qeveria, kryeministri dhe institucionet janë të përkushtuar në këtë proces.
“Edhe kryeministri, e gjithë qeveria, ministrat e Punëve të Jashtme dhe për Çështje Evropiane, (edhe kur ishte Orhan Murtezani) dhe tani Bekim Sali, janë të përkushtuar në këtë proces. Konfirmim për këtë është Agjenda reformuese, në rajon nga gjithë 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor kemi qenë më ekspeditiv në sjelljen e ligjeve të Agjendës reformuese dhe kemi tërhequr më shumë mjete financiare për këtë”, ka thënë Gashi.
A ka thënë se Ligjet që kanë të bëjnë me agjendën reformuese kanë prioritet të lartë, pasi qeveria i propozon ato dhe Kuvendi menjëherë i vendosë në procedurë.
“Nuk ka ligje që janë bllokuar, të gjitha që kanë arrit nga Agjenda reformuese tani në qershor i kemi vendos në seancën e Kuvendit, shpresojmë se do të përfundojmë. Do të shohim afatin që është deri më 30 qershor ta përmbushim”, ka thënë ai.