Muhamed Elmazi: Svillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë
Banorët e Sfillares së Poshtme u mblodhën në një takim me kandidatin për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi.
Takimi u karakterizua nga pjesëmarrje e madhe dhe atmosferë e gjallë, ku banorët shprehën pritjet e tyre për zhvillim dhe ndryshime në komunë.
Elmazi gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me banorët dhe angazhimin për adresimin e nevojave lokale.
“Svillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë! Ata i thanë PO ndryshimit për Saraj!”-shkruan Elmazi në postimin në rrjetet sociale.