Memli Krasniqi dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ofruar dorëheqje nga posti i kryetarit, të cilën pritet ta konfirmojë Këshilli i Përgjithshëm i PDK-së. Ushtrues detyre i kreut të kësaj partie pritet të jetë Bedri Hamza, i cili ka qenë kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Krasniqi largohet nga ky post drejtues në PDK, pas një mandati prej 5 vitesh.
Krasniqi kishte marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës në qershor të vitit 2021.
Dorëheqja e Krasniqit vie në një moment shumë të rëndësishëm politik në mbarë vendin.
Pas ndryshimeve të shumta anembanë vendit në kuadrin politik, Krasniqi vendosi që të jap dorëheqje nga një prej partive më të rëndësishme politike në Kosovë.
Vendimi për dorëheqjen e tij erdhi pas diskutimeve të bëra në kuadër të kryesisë së partisë.