Mbyllet deponia mbi dy dekadëshe në Nikushtak!
Deponia mbi dy dekadëshe në fshatin Nikushtak është mbyllur zyrtarisht. Vendimin e ka marrë Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor.
Në faqen e Fejsbukut të fshatit Nikushtak është postuar edhe vendimi zyrtar që e përcjellë VOXAL.
“Të nderuar bashkëfshatarë,
Sot me vendim të Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinor edhe zyrtarisht u mbyll deponia jostandarde/ilegale në fshatin Nikushtak.
Pritjes tonë më në fund i erdhi fundi, revolta jonë u kulminua me vendim zyrtar dhe mbyllje përfundimtare të deponisë.
Ju faleminderit të gjithëve që kontribuan në mbylljen e kësaj deponie. E drejta vonon por nuk harron!”, shkruan në postim.
Lajmin e ka shpërndarë edhe një prej iniciatorëve për protestat e para disa ditëve të banorëve të Nikushtakut kundër kësaj deponie, Omer Ajdini.
“25 vjet e kemi pritë, sot u bë realitet: me vendim zyrtar të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor sot edhe zyrtarisht u mbyll deponia në fshatin Nikushtak!
Urime të gjithë banorëve të fshatrave Nikushtak, Orllancë dhe Grushinë!”, shkruan Ajdini, përcjellë VOXAL.

Ja si dista ditë më parë banorët lokal e kishin bllokuar hyrjen e deponisë dhe kishin ndaluar kamionët e komunës së Likovës që të hedhë mbeturinat në këtë vend/ /VOXAL/