Marsh për drejtësi në Shkup: Solidaritet me popullin palestinez
Nën moton “S’ka paqe pa çlirim”, të shtunën në Shkup u mbajt një marsh protestues në solidaritet me popullin palestinez dhe kundër vazhdimit të okupimit dhe gjenocidit në Gazë.
Marshi, i organizuar nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën”, nisi para monumentit “Simfonia e Paqes” dhe përfundoi para ndërtesës së Qeverisë. Organizatorët kërkuan njohjen e shtetit të Palestinës, ndërprerjen e marrëdhënieve me Izraelin dhe dënimin e gjenocidit në Gaza.
Ata theksuan se paqe e vërtetë nuk mund të ketë pa liri dhe drejtësi, ndërsa armëpushimet sipërfaqësore, sipas tyre, vetëm e zgjasin dhunën dhe okupimin.