KSHZ: Mbi 1.8 milion votues, 322 vendvotime me më pak se 10 votues
Pas ndryshimeve të realizuara në të dhënat e qytetarëve në listën e zgjedhësve, që rrjedhin nga kontrolli publik, si dhe azhurnimin e të dhënave në listën e zgjedhësve në pajtim me shkresën e parashtruar paraprakisht nga Enti Shtetëror i Statistikës, sot KSHZ-ja e përmbyllë listën e zgjedhësve për zbatimin e zgjedhjeve. Sipas kryetarit të KSHZ-së, këto janë një palë zgjedhje edhe pse zgjedhën këshilltarë dhe kryetar komunash, gjithashtu qytetarët nënshkruhen në një listë të zgjedhjeve.
“Numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në listën e zgjedhësve për zgjedhjet lokale, është 1.832.415 zgjedhës, prej tyre në certifikatat e listës së zgjedhësve janë regjistruar 1.717.803 zgjedhës. Në certifikatën e posaçme të listës së zgjedhësve, personat që sipas autoriteteve janë me vendbanim të përkohshëm jashtë shtetit janë regjistruar 120.000 zgjedhës, në certifikatën e posaçme për personat që janë të dënuar ose në paraburgim janë regjistruar 2.162 persona, ndërsa në listën e institucioneve për përkujdesje apo pensionistëve e të cilët kanë kërkuar të votojnë janë regjistruar 550 persona”, informoi në seancën e sotme kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko.
KSHZ miratoi edhe udhëzime se si të realizohet votimi në vendvotimet që kanë më pak se 10 votues. Sipas KSHZ-së në 322 vendvotime janë evidentuar më pak se 10 votues.
Votimi në këto vendvotime nuk do të kryhet votim nga Këshill Komunal Zgjedhor, votuesit do të mund ta realizojnë të drejtën e votës në vendvotimin më të afërt që ka më shumë se 10 votues. VOXAL