Koreja e Veriut i jep ndihmë të padiskutueshme Rusisë në luftën ndaj Ukrainës
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës ‘mbështetje të palëkundur’ në luftën e saj në Ukrainë, sipas raportimeve të mediave shtetërore.
Në bisedimet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Korenë e Veriut, Kim ka thënë se Pheniani është në linjë me “të gjitha veprimet e udhëheqjes ruse” për të luftuar ‘rrënjën e problemit të krizës ukrainase’.