Katër persona dyshohen për përdhunimin e një 13-vjeçareje dhe janë dërguar në paraburgim në burgun e Shutkës
Katër persona nga Negotina dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 13 vjeçe. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se personat në fjalë tashmë po vuajnë masën e paraburgimit në burgun e Shutkës.
“Më 28.01.2026, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, e privuan nga liria një 40-vjeçar, 26-vjeçar, 22-vjeçar dhe 20-vjeçar nga një fshat i Negotinës, në lidhje me veprën penale “përdhunimi i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet” e ndëshkueshme sipas nenit 188 të Kodit Penal. Ata dyshohen se kanë kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një të miture 13-vjeçare. Personat janë ndaluar në stacion policor, dhe më pas janë shoqëruar në Gjykatën Themelore të Kavadarit, ku nga gjykatësi i procedurës paraprake, u janë caktuar masat e paraburgimit në kohëzgjatje nga 30 ditë, pas çka janë shoqëruar në Institucionin Ndëshkues – Përmirësues Burgu -Shkup për vuajtje të masës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga Prokuroria njoftojnë se të njëjtit rrezikojnë 10 vjet e më tepër burg, ose burgim të përjetshëm.
“Më 14.02.2025, të dyshuarit ranë dakord dhe morën me automjet një vajzë 13-vjeçare-viktimë nga Negotino, me të cilën njëri prej të dyshuarve njihej më parë. Ata e çuan fëmijën në një vend jashtë fshatit Krivollak në Negotinë dhe të gjithë kishin kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, duke e goditur dhe ofenduar, pas së cilës e kthyen në Negotinë. Gjatë procedurës paraprake, të dyshuarve iu dhanë masa paraprake, dhe me fillimin e hetimit, prokurori publik kërkoi që gjykata t’i zëvendësojë masat me paraburgim efektiv, veçanërisht pasi provat e mbledhura deri në këtë pikë tregojnë dyshime për një krim të rëndë të dënueshëm me dënim me burg prej të paktën 10 vjetësh ose burgim të përjetshëm”, thonë nga Prokuroria.