Kasami në takim me strukturat e Besës në Saraj: VLEN-i po bëhet
Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, sot ka takuar strukturat e Besës në Saraj, prej të cilëve ka kërkuar që angazhimin e zgjedhjeve lokale, ta vazhdojnë edhe në bashkimin e VLEN-it.
Kasami shkruan se VLEN-i po bëhet sepse është vullnet dhe kërkesë e aktivistëve, votuesve dhe të gjithë shqiptarëve, vullnet i shprehur në dy palë zgjedhjet e fundit.
“Takim i ngrohtë me strukturat e Lëvizjes Besa, me të cilët diskutuam të ardhmen e VLEN-it. Me vendimin e Kuvendit Qendror, nisëm rrugën pa kthim për bashkimin dhe strukturimin e VLEN-it, krijimin e një shtëpie të përbashkët, të fortë dhe të organizuar mirë”.
“VLEN-i po bëhet sepse është vullnet dhe kërkesë e aktivistëve, votuesve dhe të gjithë shqiptarëve, vullnet i shprehur në dy palë zgjedhjet e fundit”.
“Falënderova strukturat në Saraj për angazhimin dhe punën e deritanishme, për kontributin në fitoren e VLEN-it në Saraj. I ftova që këtë angazhim dhe energji ta investojmë në bashkimin dhe homogjenizimin e VLEN-it”, ka shkruar Kasami në Facebook.