Sali: Baza e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në Marrëveshjen e Ohrit!
Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, njëherit edhe Sekretar i Përgjithshëm i VLEN, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 360 shkallë në MTV 1!
Sali ka folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ku ka sqaruar se baza e këtij ligji është në Marrëveshjen e Ohrit.
“ Baza e këtij ligji është në Marrëveshjen e Ohrit. Ata që me flamurin e Marrëveshjes së Ohrit i fituan disa cikle zgjedhore nuk arritën që të sigurojnë ligj për përfaqësim.
Ne, për periudhën prej një vit e gjysmë arritëm edhe ligjin edhe konsolidimin në qeveri si vendim dhe propozim i qeverisë ta lëshojmë në Parlament. Ajo është në procedurë parlamentare.
Leximi i parë kaloi, nesër është leximi i dytë në Komisionin për sistem politik.
Unë, realisht kam pritur debat më konkret që ligji të jetë më i mirë.
Nuk vlerësoj se është ideal, por është më i miri deri më tani. Se është zëvendësim i balancuesit, kjo padyshim, pasi që balancuesin e tërhoqën, e deroguan vet ata.
Në kohën e qeverisë së tyre ne kemi nënshkrime të mbledhura nga pesë ministri të cilat i udhëhoqën eksponent të BDI-së me të cilën u dha mendim se balancuesi duhet të tërhiqet.
Pasi që, konform agjendës për Reforma në Administratën Publike 2022-2028 balancuesi nuk duhet të jetë funksional“, deklaroi Sali.