Izet Mexhiti hap shtabin zgjedhor në Çair
Kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti hapi dyert e shtabit zgjedhor në këtë komunë. Në ceremoni morën pjesë qytetarë të shumtë, mbështetës të Mexhitit.
Mbeshtetësit e VLEN-it, në këtë rast, komentojnë nëpër rrjetet sociale, duke theksuar se ” ndryshimi fillon këtu”.
“Bllokohet Çairi, sepse Çairi është zemra e demokracisë. Këtu fillon ndryshimi, këtu hapet rruga e së ardhmes. Me vizion, me punë dhe me besimin e qytetarëve, do ta bëjmë Çairin dhe gjithë vendin model të zhvillimit,” – thuhet në njërin nga komentet
Hapjen e shtabit në Çair, qytetarët e shohin si një moment kyç i fushatës, duke pasur parasysh rëndësinë që kjo komunë ka, siç vlerësojnë ata, jo vetëm për shqiptarët në Shkup, por edhe për skenën politike të Maqedonisë së Veriut në përgjithësi.