
Indiani lëndohet rëndë gjatë punimeve në autostradës Gostivar-Kërçovë
Më 29.07.2025 në orën 11:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se tek ata me lëndime është sjellë R.Ç.(41) nga India, me qëndrim të përkohshëm në rajonin e Tetovës. Sipas raportit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë në autostradën në ndërtim Gostivar – Kërçovë. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer inspektimin.