Për vetëm tre ditë mbi 1900 gjoba në trafik, shumica për parkim të gabuar
Policia ka zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët e Maqedonisë së Veriut gjatë datave 28, 29 dhe 30 korrik. Gjatë këtyre tre ditëve janë shqiptuar 1.937 gjoba për shkelje të ndryshme në trafik.
Nga këto:
447 persona janë dënuar për tejkalim të shpejtësisë,
519 për parkim të gabuar,
186 drejtues janë ndaluar sepse nuk kishin patentë shoferi.
Gjithashtu, janë shqiptuar:
115 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë,
117 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes,
99 për mungesë të helmetës nga motoçiklistët,
19 shoferë kanë kaluar në semafor të kuq,
21 këmbësorë janë dënuar për sjellje të rrezikshme,
19 shoferë janë ndaluar për shkak të alkoolit në trup.
Janë ndaluar edhe disa makina për probleme teknike (8 raste) dhe që nuk ishin të regjistruara (53 raste).
Policia thotë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e trafikut për të pasur rrugë më të sigurta për të gjithë.