Çmimi Nobel për Paqe shkon për María Corina Machado – shpërblehet për mbrojtjen e demokracisë në Venezuelë
María Corina Machado, një nga figurat më të njohura të opozitës në Venezuelë, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025.
María Corina Machado, një nga figurat më të njohura të opozitës në Venezuelë, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025.
Lajmi është bërë publik nga Komiteti i Nobelit, duke vlerësuar rolin e saj të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave demokratike në një nga vendet më të goditura nga autoritarizmi në Amerikën Latine.
Machado ndodhet e fshehur brenda territorit të Venezuelës, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, që u konsideruan gjerësisht të manipuluara dhe të fituara padrejtësisht nga presidenti aktual, Nicolás Maduro.
“Machado nderohet për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura drejt demokracisë.”
Fitorja e saj në këtë garë të rëndësishme ndërkombëtare vjen ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump kishte shprehur në mënyrë të përsëritur ambicien për të fituar Çmimin Nobel për Paqen.
Trump kishte pretenduar se meritonte vlerësimin për rolin e tij në zgjidhjen e disa konflikteve ndërkombëtare, duke përfshirë përpjekjet e fundit për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Palestinës.
Protesta qytetare ndaj projektit turistik në zonën e Zvërnecit ka shënuar ditën e saj të 15-të radhazi të tubimeve në
Korsitë e shënuara për M – tag në pikat e pagesë në shtet prej sonte do të dedikohen vetëm për
Sipas entit shtetëror të statistikave, sektori i turizmit në muajin prill 2026 ka shënuar rezultate pozitive, duke reflektuar interesin e vazhdueshëm