Cili qytet ka më shumë kamera sigurie? Ja harta e Safe Cityt
Sistemi i monitorimit me kamera në Maqedoninë e Veriut është zgjeruar ndjeshëm, duke u vendosur në pikat kyçe të territorit. Kryeqyteti, mban vendin e parë për nga numri i kamerave të instaluara, duke u cilësuar si “kampion” absolut në këtë drejtim. Ketë e dëshmon edhe numri i lartë i shkeljeve të detektuara në muajin e parë në kryeqytet. Shkupi dominon me 63 përqind të shkeljeve të përgjithshme në territorin e gjithë shtetit.
Qytetet e tjera pasojnë me një numër dukshëm më të vogël pajisjesh monitorimi, por edhe shkelje te evidentuara nga kamerat inteligjente.
Sipas hartës së publikuar, Shkupi kryeson bindshëm me mbi 70% të totalit të kamerave të vendosura në këtë fazë.
HARTA

Lista e kamerave sipas qyteteve:
• Shkupi -174 kamera
• Tetova 13 kamera
• Kumanova 15 kamera
Jashtë këtyre qyteteve, kamera ka të vendosura vetëm përgjatë korridoreve 8 dhe 10.
MPB, ditë më parë publikoi të dhënat e shkeljeve të evidentuara nga kamerat në muajin e parë pas hyrjes në fuqi të sistemit. Kamerat kanë kapur 19.066 shkelje, ku pjesa më e madhe apo 18.172 raste kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Sa i përket shpërndarjes rajonale, 12.073 shkelje janë evidentuar në rajonin e Shkupit. Numri më i ulët i shkeljeve është regjistruar në rajonin e Tetovës./VOXAL/