Çfarë dallon nga Bujar Osmani? Përgjigjet Izet Mexhiti
Kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti nga VLEN dhe Bujar Osmani nga AKI, u janë përgjigjur pyetjeve të njëjta në kuadër të emisionit VERSUS në VOXAL, lidhur me zgjedhjet lokale të tetorit.
I pyetur se çfarë dallon nga kundërkandidati i tij, Izet Mexhiti tha se e njeh mirë Çairin dhe është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarin.
“Unë e njoh Çairin mirë, jam kryetari i parë i Çairit në 2005-tën. I njoh të mirat edhe dobësitë edhe gabimet edhe lëshimet, po edhe potencialet dhe mundësitë që i ka Çairi. E dyta nuk jam politikan i salloneve, as i protokolleve. Jam politikan i drejtpërdrejt në komunikim me qytetarin, me votuesin dhe këto janë përparësi që japin mundësi për ta menaxhuar Çairin më mirë”, tha Mexhiti për VOXAL.