Bilanci i zjarreve deri në orën 20:00: Dy aktive, dy nën kontroll dhe 27 të shuara në gjithë RMV-në
Deri në ora 20:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat aktive janë 2, nën kontroll janë 2, ndërsa të shuara janë 27 zjarre, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat.
Zjarre aktive ka në komunën e Likovës, në fshatin Nikushtak, si dhe në komunën e Studeniçanit, në fshatrat Varvarë dhe Draçevicë.
Nën kontroll janë zjarret në komunën e Berovës dhe Gazibabës, ndërsa 27 zjarret tjera, nëpër më shumë komuna të vendit, janë shuar tërësisht.