Bastisje në Kumanovë për xhirime të paautorizuara me dronë, sekuestrohen 15 dronë dhe plumba
Me urdhër gjykate, për shkak të dyshimit për xhirime të paautorizuara të ndërtesës së SPB Kumanovë, policia ka kryer bastisje në shtëpitë e D.H. (47) dhe D.G. (51), të dy nga Kumanova, si dhe në hapësirat e personit juridik të D.G, gjatë të cilave u gjetën 15 dronë dhe plumba.
Duke vepruar mbi video-incizimet e publikuara në rrjetet sociale, të filmuara me dron në fillim të gushtit, ku në mënyrë të paautorizuar janë xhiruar ndërtesa e SPB Kumanovë, automjetet zyrtare, si dhe sigurimi fizik i një ngjarje me rastin e festës së 2 gushtit dhe për shkak të dyshimit se ato janë bërë nga D.H. dhe D.G., u kryen bastisje. Përveç kësaj, në shtëpinë e D.H. u gjetën një dron, gjashtë plumba dhe disa akte noteriale dhe dokumentacion, të cilat do të jenë objekt i procedurave të mëtejshme, ndërsa te shtëpia e D.G. u gjetën 14 dronë”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.
Me të dy personat janë kryer bisedime zyrtare në stacionin e policisë dhe po punohet për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihet një parashtresë përkatëse.