Ariton Rama në listën e VLEN-it për këshilltar në Çair
Aktivisti i ri nga Çairi, Ariton Rama, është një ndër kandidatët për këshilltarë në listën e VLEN-it për Komunën e Çairit.
Rama është aktivist i shoqërisë civile dhe asistent në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ai nuk ka qenë pjesë e strukturave politike deri tani.
Kandidaturat për kryetarë dhe këshilltarë komunalë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit janë zyrtarizuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. /VOXAL/