Anëtari i Besës dhe VV-së Gadaf Muaremi zgjidhet asambleist në Zurich të Zvicrës
Anëtari i Lëvizjes BESA dhe i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Gadaf Muaremi nga Tetova, ka fituar në zgjedhjet për asamblesit në Zurich të mbajtura sot në Zvicër.
“Pas një fushate të gjatë dhe intensive zgjedhore dhe shumë angazhimi, sot ndiej edhe më shumë lehtësim dhe gëzim, falë mbështetjes suaj jam rizgjedhur dhe do të kem mundësinë të vazhdoj punën edhe për katër vitet e ardhshme.
Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë dhënë votën e tyre. Pa ju kjo nuk do të ishte e mundur. Besimi juaj do të thotë shumë për mua faleminderit secilit prej jush!”, shkruan Muaremi.
Muaremi ishte anëtar i Kryesisë së Besës deri në shkarkimin e Kryesisë më 12 shkurt të këtij viti. Ai ishte koordinator i diasporës shqiptare në Zvicër dhe aktivist në diasporë edhe i VV-së.
