Mexhiti: Po dalin në pah pasojat nga “Ballkani i Hapur”, jemi në një vijë me BE-në e SHBA-në
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat-M, duke folur për Raportin e Parlamentit Evropian rreth rritjes së ndikimit kinez dhe rus si dhe Botës serbe në Ballkan, ka thënë se me partnerët strategjik, BE dhe SHBA bashkërisht i luftojnë këto tendenca.
“Ne jemi në një vijë me partnerët tanë strategjik, BE dhe SHBA dhe bashkërisht i luftojmë këto tendencat, një pjesë e kësaj janë pasojë e qeverisë së kaluar të cilat tash japin rezultate. Nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, përveç asaj që dalin në pah rezultatet nga Ballkani i Hapur dhe marrëveshjeve në shumë fusha mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë duke filluar nga Telekomunikacioni, bankat dhe shumë sfera tjera që janë implementuar dhe po efektuohen në shumë fusha”, ka thënë Mexhiti, duke shtuar se ky është një ndër prioritet e larta të VLEN-it për të luftuar këto tendenca.