Albrim Hoxha zgjidhet shef i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it për Strugën
Zv/ministrit të Bujqësisë, Albrim Hoxha, i është besuar detyra e Shefit të Shtabit Zgjedhor të VLEN-it për qytetin e Strugës.
Në hapjen zyrtare të shtabit komunal të koalicionit qeveritar VLEN në Strugë, shefi i shtabit Albrim Hoxha theksoi mbështetjen e fuqishme për kandidaturën e pavarur të Mendi Qyrës, duke e cilësuar atë si simbol të unitetit qytetar dhe alternativë ndaj mendësisë së vjetër politike.
“Me shembullin që po japim si VLEN dhe me përkujdesin që kemi treguar veçanërisht muajt e fundit, dëshmojmë se Struga ka qenë dhe mbetet prioritet i yni. Vetëm në këtë periudhë kemi siguruar mbi 10 milionë euro investime për Strugën – nga të cilat dy projekte tashmë kanë nisur: ndërtimi i bulevardit hyrës drejt zonës së vreshtave me vlerë mbi 2.2 milionë euro dhe projekti për ndërrimin e gypave të azbestit për ujësjellësin e qytetit, me vlerë mbi 1.5 milionë euro, i nisur një javë më parë bashkë me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti,” tha Hoxha.