Albi Qamili në iftar me MATTO: Marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore me Turqinë
Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka marrë pjesë në iftarin e Odës Ekonomike Turke në Maqedoninë e Veriut (MATTO).
Qamili theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke vlerësuar bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.
“Maqedonia e Veriut dhe Turqia kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore”, u shpreh Qamili.
Ai shtoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është në rritje dhe po sjell përfitime për qytetarët.
“Ky bashkëpunim po rritet dhe forcohet, ndërsa përfitojnë qytetarët e dy vendeve tona”, theksoi ai.