ADN-ja jep përgjigjen përfundimtare: Stiven Ivanovski nuk i mbijetoi zjarrit në Crans-Montana
Stiven Ivanovski, i cili konsiderohej i zhdukur pas zjarrit të madh në Crans-Montana, është gjetur i vdekur, pasi analiza e ADN-së konfirmoi identitetin e tij. Ai ishte parë për herë të fundit natën e Vitit të Ri, në momentet kur shpërtheu zjarri në bodrumin e lokalit, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe qindra të tjerë u lënduan. Zhdukja e tij shkaktoi një valë apeli në rrjetet sociale, ku familjarët dhe miqtë kërkonin çdo informacion të mundshëm për fatin e tij.