Ademi: BDI qëndron më mirë se sa në vitin 2002
Gjatë intervistës së nënkryetarit të BDI-së Arbër Ademi në VOXAL, ai deklaroi se partia e tij qëndron me simpati tek popullata më mirë se pas themelimit. I pyetur përse kanë hequr dorë nga shumë komuna ku qëndrojnë më mirë se sa partnerët e tyre të koalicionit, Ademi tha se të gjithë kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim janë të përbashkët dhe përfaqësojnë edhe BDI-në.
“Na jemi në kuadër të një fronti të përbashkët. Të një besëlidhjeje të përbashkëte të quajtur Aleanca Kombëtare për Integrim dhe më nuk i shikojmë kandidatët a janë të asaj apo kësaj partie, por janë kandidatë të Aleancës Kombëtare për Integrim. Fitorja do të jetë gjithandej. Matjet e fundit të opinionit, por jo vetëm të fundit por në kontinuitet flasin për një mbështetje gjithëpopullore për BDI dhe AKi. Vetëm BDI si parti politike qëndron në matjet e opinionit më mirë se në vitin 200, kur është themeluar, menjëherë pas luftës së vitit 2001”, deklaroi Ademi për VOXAL.