Abdulselam Selami do të jetë bartës i listës nga AKI për këshillin e Shkupit
Në prag të zgjedhjeve lokale të Tetorit 2025, koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka shpallur bartësin e listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit. Listës së kandidatëve për këshilltarë do t’i prijë Abdulselam Selami.
“Është kënaqësi e veçantë të ju njoftoj se Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim ka përcaktuar bartësin e listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit: Abdulselam Selami”, ka shkruar shefi i shtabit të BDI-së Faton Ahmeti.