
A duhet RMV-ja të merr pjesë në Evrovizion? Laçi: “Jam kundër”
Pas kërkesave të vazhdueshme ndaj Këshillit Programor të RTVM-së që Maqedonia e Veriut të kthehet në Festivalin Evropian të Këngës, Evrovizion, vendim ky që i takon servisit kombëtarë RTVM-së, një zë brenda Këshillit Programor të RTVM-së e kundërshton pjesëmarrjen e vendit tone në këtë festival.

Bekim Laçi, anëtar i Këshillit Programor të RTVM-së, në seancën e fundit të mbajtur me 19 shtator të këtij viti, u deklarua kundër pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në Evrovizion, për shkak të debateve të shumta në Evropë në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit në këtë festival. Ai kërkoi që edhe Maqedonia e Veriut të ndjek shembullin e vendeve që kanë vendosur kusht për pjesëmarrje, nëse merr pjesë edhe Izraeli.
Të dhëna këto që dalin nga stenogramet e sencës së fundit të këshillit, të publikuara në faqen zyrtare të RTVM-së.
Laçi, paraprakisht në seancë kërkoi sqarim përse RMV-ja ka ndërprerë pjesëmarrjen në Evrovizion? Nga drejtori i Televizionit Zaharija Vulgarakis u dha përgjigje se, implikimet financiare që i shkaktoheshin RTVM-së pas çdo pjesëmarrje ishin arsyet përse Maqedonia e Veriut nuk merr pjesë më në Evrovizion.
Ndryshe shumica e anëtarëve të Këshillit Programor ishin pro, që Maqedonia në të ardhmen të merr pjesë në festivalin e këngës Evrovizion.
Edhe pse pa pjesëmarrës që nga viti 2022, RTVM vazhdon të emetoj drejtpërdrejt festivalin e Evrovizionit. VOXAL
