Prilep, arrestohet 67-vjeçari për kanabis në oborr të shtëpisë
Më 13.09.2025, rreth orës 14:20, në fshatin Beshishtë të Prilepit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Staravinë dhe nga SPB Prilep arrestuan D.J. (67) nga Prilepi, me vendbanim në fshatin Beshishtë.
Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në fshat, i kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan bimë të kanabisit dhe sende të tjera që dyshohet se rrjedhin nga një vepër penale.
D.J. u ndalua në Stacionin Policor të Prilepit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.