Mexhiti: Dallimi mes meje dhe Bujarit është se unë e lë Qeverinë për Çairin, ai e keqpërdorë për të ardhur në Qeveri
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti u garanton qytetarëve se nëse i japin besimin, në mandatin tjetër nuk do të flitet më për ujësjellës e kanalizime, as për asfaltime e rrjete atmosferike. Ai gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Çair, u tha qytetarëve se kërkon një mandat, për të punuar për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike e partiake.
“Ne duam mandat që të punojmë për qytetarin tonë, pa marrë parasysh kujt i përket. Andaj, dallimi është, se unë e lë Qeverinë për Çairin, Bujari do ta keqpërdorë Çairin për të ardh në Qeveri dhe për t’i shpëtu veprave penale që i presin. Bujari nuk ëdhtë u zgjedhuri i Çairit, ëdhtë i Soravisë” deklaroi Mexhiti.
Ai nënvizoi se për dallim nga opozita që dikur promovonte valixhe duke thënë, se “do të na përcjellin”, sonte do të dërgojë porosi se fitorja e VLENI-it, do t’i bëjë mirë edhe vetë opozitarëve.
“Ju që këtu promovuat valixhe që do të na përcjellni, u përcollët vetë, u paketuat vetë. Edhe sot, ne nuk kërkojmë valixhe, nuk themi se do ju largojmë. Ne themi, fitorja jonë është fitore për gjithë shqiptarët. Më mirë do ta keni edhe ju, sepse ne do të përkushtohemi për Çairin dhe jo Soravinë”- shtoi ai.