Eskalojnë protestat në Nepal, i vihet flaka ndërtesës së parlamentit
Protestuesit kundër korrupsionit në Nepal kanë hyrë në ndërtesën federale të parlamentit të vendit në Katmandu.
Protestuesit kanë sfiduar një shtetrrethim pasi zemërimi i tyre kundër qeverisë pas të shtënave vdekjeprurëse të së hënës nuk po jep shenja të zvogëlimit.
Qindra protestues kanë hyrë me forcë në ndërtesën e parlamentit të Nepalit në Katmandu.
Protestuesit pao kërcejnë dhe po brohorasin slogane rreth një zjarri në hyrje të ndërtesës, shumë prej tyre mbajnë flamurin e Nepalit.
Disa kanë hyrë brenda ndërtesës ku të gjitha dritaret janë thyer. Grafite dhe mesazhe antiqeveritare janë shkruar me bojë në pjesën e jashtme të ndërtesës.
Një mesazh në ndërtesë thotë: “Ju bëtë luftën e gabuar”.