Çfarë dallon nga Izet Mexhiti? Përgjigjet Bujar Osmani
Kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti nga VLEN dhe Bujar Osmani nga AKI, u janë përgjigjur pyetjeve të njëjta në kuadër të emisionit VERSUS në VOXAL, lidhur me zgjedhjet lokale të tetorit.
I pyetur se çfarë dallon nga kundërkandidati i tij, Bujar Osmani tha se dallimi është te çështja e ndershmërisë, disciplinës dhe vizionit të subjekteve politike.
“Unë mendoj se në këto zgjedhje kontrasti është më se i qartë edhe atë në disa momente. Nën një te çështja e ndershmërisë kundrejt korrupsionit. Nën dy disiplina e punës kundrejt jo-disiplinës dhe e treta vizioni dhe mbështetja e madhe Aleancës Kombëtare për Integrim si bashkimi më i madh kombëtar që nga viti 2001”, deklaroi Osmani për VOXAL.