Arrestohet një person nga Ohri, shkaktoi zjarr në skafin e vëllait të tij, pason kallëzim penal
Më 09.09.2025, në orën 03:00, zyrtarë policorë të SPB Ohër e privuan nga liria Z.S. (52) nga Ohri. Ai dyshohet se rreth orës 02:33, në oborrin e një shtëpie në rrugën “Dame Gruev” në Ohër, ka shkaktuar zjarr në një skaf, i cili është përhapur dhe ka përfshirë edhe një pjesë të ndërtesës dhe një automjet “Mercedes” me targa të Ohrit, të cilat janë pronë e vëllait të tij J.S. (45) nga Ohri. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundërzjarrë të Ohrit.
Z.S. është mbajtur në stacion policor dhe gjatë bisedës zyrtare e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.