Policia arreston një “Vojvodë” dhe identifikon të tjerë që kanë rrahur dy të miturit shqiptar
Policia ka kapur një prej autorëve të rrahjes së dy të miturve shqiptar në Tetovë nga siç kanë deklaruar viktima, tifo grupit “Vojvodët”. Janë idenfitikuar edhe disa të tjerë sipas burimeve të VOXAL, dhe hetimi po vazhdon në drejtim të identifikimit edhe të pjesëmarrësve të tjerë në rrahje.
Shumica e autorëve dyshohet të jenë të mitur sikurse edhe viktimat që janë 15 dhe 17 vjeç.
Në Ministrinë e Brendshme nuk ka patur ndonjë raportim për tubim masiv të tifo grupit që zakonisht bëhet kur ka ndeshje futbolli ose ndonjë festë të grupit, dhe për këtë arsye policia do duhet të hetojë edhe arsyet e këtij tubimi, nëse ka qenë me qëllim organizimin e rrahjes ose diçka tjetër, raporton VOXAL.
“Lidhur me ngjarjen për të cilën pyesni, ju njoftojmë se SPB Tetovë po ndërmerr masa dhe aktivitete për sqarimin e saj.“, thonë për VOXAL nga Ministria e Brendshme./VOXAL/