Turqit tentojnë të kalojnë kufirin e Maqedonisë me karton të gjelbërt të falsifikuar
Më 02.09.2025 në orën 20:10 dhe më 03.09.2025 në orën 00:10, në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të shtetit, punonjësit e policisë arrestuan Sh.A. (46) dhe Xh.K. (39), të dy nga Republika e Turqisë.
Gjatë kontrollit kufitar të një automjeti transportues “DAF” me rimorkio dhe me targa turke, që drejtohej nga Sh.A., u konstatua se kartat ndërkombëtare të gjelbra të paraqitura për kontroll ishin të falsifikuara.
Po ashtu, gjatë kontrollit kufitar të një automjeti transportues “Renault” me targa turke, që drejtohej nga Xh.K., u konstatua se edhe ai kishte paraqitur kartë të gjelbër të falsifikuar.
Të dy u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës./VOXAL/