(VIDEO)9 policë në Toksikologji, shuajtën zjarrin te Boris Trajkovski pa mbrojtje
Nëntë policë kanë përfunduar në Repartin e Toksikologjisë në Shkup, ku po marrin terapi me oksigjen pas thithjes së tymit gjatë shuarjes së një zjarri pranë Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”. MPB njofton se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
Zjarri shpërtheu dje rreth orës 16:00, ndërsa policët që ishin të angazhuar për sigurinë e turneut ndërkombëtar të hendbollit, së bashku me ekipet zjarrfikëse, ndërmorën masa të menjëhershme për ta lokalizuar dhe për të parandaluar përhapjen e tij në automjete, ndërtesa dhe pistën e akullit të qendrës sportive.
Të gjithë pjesëmarrësit në turne dhe publiku u evakuuan në kohë dhe në mënyrë të sigurt, ndërsa zjarri u vu nën kontroll./VOXAL/