QMK: 18 vatra zjarri deri në orën 18:00, 6 janë ende aktive
Qendra për Menaxhim me Krizat, njofton se deri në ora 18:00, në territorin e RMV-së ka gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat 6 janë aktive, 4 nën kontroll dhe 8 të shuara.
Aktive janë zjarret në komunën Vrapçisht, Saraj, Staro Nagoriçan, Veles, Kavadar dhe Manastir.
Ndërsa nën kontroll janë vënë zjarret në komunën e Brodit, Gjevgjelisë, dhe dy zjarre në komunën e Zhelinës.
- 8 zjarre të tjera, janë shuar plotësisht.