27 zjarre në RMV deri në 20:30, 5 aktive dhe 3 nën kontroll
Deri në orën 20:30, në territorin e RMV ka pasur gjithsej 27 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 5 janë aktive, 3 janë nën kontroll dhe 19 zjarre janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat.
Vatra aktive ka ende në komunën e Zhelinës, Debërcës, Vrapçishtit, Mogilës dhe në komunën e Prilepit
Nën kontroll janë vënë zjarret në komunën e Brodit, Gjevgjelisë dhe në komunën e Zhelinës. Ndërsa janë shuar tërësisht 19 zjarre.