Ali Ahmeti nderon Nënë Terezën në 115-vjetorin e lindjes
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot figurën e Nënë Terezës në 115-vjetorin e lindjes së saj, duke e cilësuar si simbol të humanizmit, dashurisë dhe paqes.
Ahmeti theksoi se Gonxhe Bojaxhiu, shqiptarja nga Shkupi, i dhuroi botës vlerat më të çmuara të popullit të saj, dashurinë për njeriun, humanizmin dhe kujdesin për më të dobtit. Ai rikujtoi se emri i saj ndriçon sot në shumë kryeqytete të botës, në universitete dhe sheshe, si edhe në Shkup ku institucione të rëndësishme mbajnë me krenari emrin e saj, përfshirë Universitetin “Nënë Tereza” dhe qendrën klinike universitare.
“Le të jetë vepra e saj udhërrëfyes për të gjithë ne, për të dashur më shumë, për të ndihmuar më shumë dhe për të ndërtuar një shoqëri me më shumë mirësi”, shkroi Ahmeti.