Biznesmeni Qyra: Do ti jap kahje tjetër Strugës
Biznesmeni Mendi Qyra i cili është kandidat i pavarur për qytetin e Strugës, dhe i mbështetur nga koalicioni VLEN, ka rrëfyer për portalin Zyrtare se si e ka marrë vendimin për të kandiduar. Duke ndjekur historikun e gjatë në fushën e biznesit por edhe së fundmi në drejtimin e OEMVP-së, ai ka thënë se ka parë tejet shumë mangësi në vendin e tij të origjinës dhe dëshiron që të bëjë ndryshim.
“U desh një kohë e gjatë që unë të vendos për një kandidaturë të tillë. Por duke menduar se Struga ka probleme të mëdha në lidhje me pjesën infrastrukturore dhe pjesën e menaxhimit jo të mirë të qytetit për pesë mandatet e kaluara. Dhe kjo, duke më shtyrë edhe miqtë, shokët, grupet e interesit, biznesit, kultura sigurisht, të gjithë këto bashkë më detyruan në thonjëza që unë të vendos dhe ti jap një mundësi, kahje tjetër Strugës, që ajo të merr kahje tjetër, duke marrë parasysh se këtu ka shumë probleme të grumbulluara”, deklaroi Qyra.