FOTO: Policët të cilët shkelin rregullat e komunikacionit
Shpesh nëpër trotuare, shtigje për këmbësorë apo biçikleta shihen vetura të policisë të cilat janë të parkuara keq dhe jo sipas rregullave të komunikacionit. Ata të cilët paguhen dhe janë të obliguar të vendosin rendin në komunikacion, nuk respektojnë vetë rregullat e komunikacionit. Shembull konkret është edhe kjo foto e shkrepur nga ekipi i VOXAL ku shihet vetura e policisë e parkuar në trotuar para ndërtesës së Radio Televizionit të Maqedonisë, atje ku frekuentimi i këmbësorëve dhe njerëzve është i shumtë, pasi në këtë ndërtesë ka shumë institucione, ndër ta edhe njësia për nxjerrjen e dokumenteve personale; pasaporta, letërnjoftime, patent shoferë e shumë të tjera.
Kujtojmë se në disa raste Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masa edhe ndaj nëpunësve policorë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, u është mare vetura e policisë me karotrec dhe u është shqiptuar dënim adekuat për shkelje të rregullave të komunikacionit. VOXAL