Tensione në Londër/ Mbi 400 të arrestuar gjatë protestës kundër ndalimit të ‘’Palestine Action’’
Një total prej 466 mbështetësish të Aksionit Palestinez (Palestine Action) u arrestuan në të shtunën gjatë një demonstrate nga lëvizja palestineze pro-Izrael , e cila u shpall e paligjshme në fillim të korrikut dhe u etiketua si “organizatë terroriste”, sipas policisë së kryeqytetit britanik.
Në sheshin e parlamentit britanik, protestuesit mbanin pankarta të tjera, me slogane të tilla si “të veprosh kundër gjenocidit nuk është krim” ose “liri në Palestinë”.