Të shtëna në Times Square në Nju Jork, tre persona të plagosur
Tre persona u plagosën në një të shtëna në Times Square në Nju Jork herët në mëngjes, kur një 17-vjeçar, i cili ishte ndaluar nga policia, hapi zjarr, njoftoi “New York Post”.
Mes të plagosurve është një vajzë 18-vjeçare dhe dy burra, të moshës 19 dhe 65 vjeç.
Vajza ka marrë gërvishtje në qafë, ndërsa burrat janë plagosur në këmbë.